Gazetari: Shumica e veturave në veri vazhdojnë me targa të Serbisë, Policia jonë po kontrollon veç 1km rrugë

Gazetari: Shumica e veturave në veri vazhdojnë me targa të Serbisë, Policia jonë po kontrollon veç 1km rrugë

Kreshnik Gashi, gazetari i njohur, ka sqaruar për opinionin për rezultatet e operacionit policor në veri të vendit.

Ai është shprehur se shumica dërrmuese e veturave në veri të vendit janë duke qarkulluar me targa të Serbisë.

“Imagjinoni, malli (i kontrabanduar) qarkullon. Asnjë rrugë e kontrabandës nuk është blloku. Janë blloku rrugët ku qarkullojnë veturat.” – deklaroi fillimisht Gashi, përcjell Periskopi.

“Nëse udhëtoni prej Mitrovicës drejt Leposaviqit, ju do t’i takoni disa kombi e disa kamionë. Pse? Sepse nuk ka njësi speciale në pjesën e poshtme. Nuk ka njësi speciale për ta zbatu vendimin e qeverisë.” – u shpreh ai.

“Thjesht kemi mbërri me kontrollu 1 km rrugë, por janë edhe 70 km tjera,” – vazhdoi ai. Më pas, Gashi deklaroi se po të kishte pasur prezencë policore nuk do të ishin djegur dy pikat e regjistrimit. /Periskopi

Shpërndaje në: