Gazetari thotë se dosjet ku shkruhej ”Konfidenciale” u kujdesën t’mos publikohen

Periskopi.com Lajme

Gazetari nga Kosova, Halil Berisha, ka dëshmuar sot në Gjykatën Speciale, rreth disa dokumenteve të Dhomave të Specializuara, të cilat i posedonte Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Berisha ka dëshmuar para të pranishmëve në seancën gjyqësore për Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn, rreth sasisë së materialeve që ai ka marrë në ditën e prezantimit të tyre nga ish-krerët e OVL-së në konferencë.

Sa faqe keni marrë afërsisht?

”Mendoj që diku 1.000 faqe ndoshta”.

Berisha konfirmoi po ashtu se ka pasur edhe paketa të tjera informacioni, megjithatë nuk specifikoi nëse ka qenë edhe dikush tjetër apo jo në të njëjtin vend ku gjendej materiali.

”Si i kam marrë dokumentet kam dalë nga ajo zyre”.

”Kontakti ka qenë shumë i shkurtër, por kur kam marrë dokumentet, ka qenë numër i madh i tyre, vetëm kam kërkuar një diçka, qese apo diçka të tillë për t’i mbajt dokumentet”.

”Ka disa shkrime që jemi kujdes, për të paktën për ato që shkruhej se janë ”Konfidenciale”, jemi kujdes që ato mos me u publiku”.

Në fund të shtatorit të vitit të kaluar, dy krerët e OVL-së së UÇK-së, kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj u arrestuan me urdhër të Gjykatës Speciale. Ata akuzohen dhe po gjykohen për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.