Gazetarja e parë hulumtuese në botë, u fut e shëndoshë në çmendinë për të dëshmuar tmerret që përjetojnë pacientët

Gazetarja e parë hulumtuese në botë, u fut e shëndoshë në çmendinë për të dëshmuar tmerret që përjetojnë pacientët

Elizabeth Cochrane Seaman, e njohur si Nelly Blu, nisi një revolucion në gazetarinë investigative.

Ajo është gazetarja e parë dhe vetme e cila arriti të infiltrohet, duke luajtur rolin e personit të paqëndrueshëm mentalisht, në institucionin më famëkeq mental në botë, institucionin mendor, që ndodhej në ishullin Rosvelt.

Qëllimi i saj ishte të vërtetonte historitë e tmerrshme që qarkullonin në lidhje me këtë institucion. Kishte zëra se aty njerëzit rraheshin dhe keqtrajtoheshin në mënyrat më bruutale. Elizhabeth arriti ta dëshmojë këtë.

Kjo është historia e saj:

Elizabeth u lind në vitin 1864 në Pensilvani. Ishte njëra nga vajzat e 15 fëmijëve të një familje të varfër. Babai i saj vdiq dhe nëna e saj u rimartua, sepse nuk kishin para. Njerku ishte i dhunshëm, abuzonte me vëllezërit, motrat dhe nënën e saj, derisa ajo dikur vendosi të divorcohej.

Ndonëse vogëlushja Elizabeth atëherë ishte vetëm gjashtë vjet e kuptoi se do ti duhet të fillojë të punojë shumë e re për të mbështetur nënën dhe familjen.

Dëshira e saj e madhe ishte të bëhej shkrimtare. Punoi drejt këtij qëllimi dhe në fund një farë mënyre arriti të punësohej si korrespedente e Pittsburgh Dispec. Punonte për 5 dollarë në ditë.

Shumë shpejt tregoi talentin e saj, zgjuarsinë dhe dashurinë për punën, gjë që iu shpërblye. Asaj iu ofrua një punë më e mirë dhe u zhvendos në Nju Jork. Ajo ishte gruaja e parë në botë që merrej me gazetari hulumtuese, duke bërë revolucion në këtë fushë pa e ditur se po hynte në histori.

Një prej rrëfimve më rrënqethëse të saj ishte kur Elizabeth arriti të pranohej si person mendërisht i paqëndrueshmëm në çmendinën famëkeqe “Blackwell Island Insane Asylum”.

Ajo ishte e bukur dhe shumë tërheqëse. Ishte elegante dhe të jepte përshtypjen e një zonje të vërtetë. Si e tillë, ajo e dinte se nuk kishte asnjë shans  për të depërtuar në atë institucion mendor. Ajo erdhi me idenë për të veshur rroba të shqyera, të pista dhe të veprojë sikur ishte e çmendur. Filloi të bredhë nëpër rrugët e New York-ut duke ofenduar njerëzit.

“Shikimin e të çmendurës e kam praktikuar për ditë të tëra në pasqyrë. Më së miri është kur shikoni në distancë”, kishte deklaruar Elizabeth.

Së shpejti disa njujorkezë thirrën policinë. Ata arrestuan Elizabetën dhe e dërguan pikërisht ay ku kishte dëshiruar.

E mjekuan 10 ditë dhe mezi arriti të dilte nga ai institucion i tmershëm:

“Ky spital ishte si një kurth për minjtë. Ky është një vend i ndyrë që shuumë lehtë hyn brenda, por e ke vështirë të dalësh jashtë. Ajo që kam parë aty ka tejkaluar pritjet e mia. Mjekët janë brutal, të paskrupullt dhe agresivë. I rrahin të sëmurët. Gjaku është kudo. Në mure, dysheme, në shtrat … Çdo gjë mban erë të fekaleve, urinës dhe gjakut. Ushqimi është i ftohtë, i kalbur dhe I prishur … Shumë njerëz këtu janë krejtësisht normal. Është e qartë si dita, por i trajtojnë sikur të ishin të çmendurit më të mëdhenj. Shumica janë të huaj dhe janë mbyllur këtu vetëm pse flisnin një gjuhë të huaj që askush nuk e kuptonte”, kishte rrëfyer Elizabeth.

Ajo mezi arriti të dalë jashtë këtij objekti. Redaktori i saj, i cili ishte i njohur dhe i respektuar arriti që ta nxjerrë prej aty.

Elizabeth më vonë shkroi një libër në lidhje me përvojën e saj aty. Atëherë ishte vetëm 23 vjeçe. /Gazeta InfoPress

Shpërndaje në: