Gazetarja e zë keq Kurtin pasi tha që u shkatërruan 41 grupe kriminale: Gjithmonë kemi pasë arrestime, bastisje

Gazetarja e zë keq Kurtin pasi tha që u shkatërruan 41 grupe kriminale: Gjithmonë kemi pasë arrestime, bastisje

Gazetarja Saranda Rama i është kundërpërgjigjur kryeministrit Kurti pasi ky i fundit deklaroi për të  shumtën herë që janë shkatërruar 41 grupe kriminale.

Rama u shpreh se gjithmonë kemi pasë arrestime e bastisje por nuk kemi pasur statistika të viteve të kaluara.

“Kryeministër, mbase për shkak që nuk i kemi pasur statistikat e viteve të kaluara. Po t’i kishim ndoshta nëse do të bënim paralele nuk do të dilte kaq i suksesshëm suksesi juaj sa e përshkruani ju luftimin e korrupsionit. Sepse kur thuhet janë shkatërruar kaq grupe kriminale të jepet përshtypja që Kosova është vend tranzit i drogës e shumë gjërave të këqija që nuk është”, i tha Rama, Kurtit.

“Mos nuk jeni aq i sinqertë në ato që thuani ju? Gjithnjë ka pasur bastisje e arrestime,” – i ka thënë më tej ajo. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: