Gazetarja Erza Vela i reagon Labit: Edhe unë do t’u blija vetura shokëve të burrit sikur mos të paguaja tatim

Gazetarja Erza Vela i reagon Labit: Edhe unë do t’u blija vetura shokëve të burrit sikur mos të paguaja tatim

Një deklaratë e deputetit Labinot Tahiri se iu ka blerë vetura për dhuratë shoqeve të gruas së tij, ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik e nëpër rrjete të ndryshme sociale.

Ka reaguar edhe Erëza Vela, duke thënë se nëse përgjatë punës së saj disa vjeçare nuk do të kishte paguar taksa ndaj shtetit, do të kishte mundur t’iu blinte edhe ajo shokëve të burrit dhurata të tilla.

Vela e cila më herët drejtonte emisionin televiziv për ekonomi të quajtur ‘Ekonomia me Erëzën’, ka thënë se tatimi paguhet, që të ndërtohet një shtet ku secili e blen makinën e tij.

“Qe 16 vjet punoj – 7 prej te cilave ne biznes – e nëse gjate kësaj periudhe kohore nuk kisha pagu tatim ne te ardhura reale, garant edhe unë ju kisha ble kerre shokëve te burrit tem. Përndryshe, pikërisht për këtë tatohemi: me pas shtet ku secili ka mundësi me e ble kerrin e vet”, shprehet ajo.

Sipas saj Kosova është një ‘tallava shtet’

“Po, na s’kemi shtet. Kemi tallava shtet”, ka shkruar ajo në profilin e saj.

Shpërndaje në: