Gazetarja i komenton për linjën ajrore Kosovë-Serbi, kështu i përgjigjet ambasadori Grenell

Gazetarja i komenton për linjën ajrore Kosovë-Serbi, kështu i përgjigjet ambasadori Grenell

I dërguari i posaçëm i Presidentit Donald Trump për ndërmjetësim të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, është aktivizuar në rrjetin social Twitter të hënën, pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës, Serbisë dhe kompanisë Lufthansa për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd.

Grenell, përveç se u shpreh i lumtur dhe falënderoi dyja palët për arritjen e marrëveshjes, u përfshi në debate me gazetarë që kontestonin marrëveshjen, raporton Insajderi.

Ambasadori i ShBA-ve në Berlin u përball me argumente me gazetaren e Newsweek, Cristina Maza.

“Kjo marrëveshje, në fund të fundit, mund të del si ndryshim simbolik, por pak njerëz në Ballkan kanë para për të justifikuar udhëtimet nga Prishtina në Beograd. Është vetëm 5 orë e 30 minuta vozitje me veturë”, ka thënë Maza, një gazetare e Newsweek.com, e cila përcjell zhvillimet rajonale në Evropën Juglindore.

Por, nuk vonoi përgjigja e Grenell.

“Duhesh të flasësh me biznesmenë, punëdhënës dhe ekspertë ekonomikë më shumë”, i është përgjigjur Grenell, gazetares. “Ti fokusohesh vetëm në udhëtarët dhe harroni se bizneset kanë nevojë për këtë – po ashtu edhe mallrat”.

Ndërkaq, pasi gazetarja i drejtohet Ambasadorit Grenell duke i kërkuar më shumë informacione lidhur me marrëveshjen, ai i sugjeron gazetares të hyjë në Google.

Edhe presidenti i ShBA-ve, Donald Trump, ka reaguar të marten me tone triumfaliste për atë që Kosova dhe Serbia janë dakorduar në Berlin.

“Secili thoshte se kjo nuk mund të bëhet. Pir për herë të parë pas shume vitesh do të këtë fluturime direkte ndërmjet Serbise dhe Kosovës. Një fitore tjetër”, ka shkruar Trump duke i falënderuar bashkëpunëtorët e tij Robert O’ Brien dhe Ambadadorin Grenell.

Shpërndaje në: