Gazetarja “vajton” mbi trupin e burrit të saj, pasi prokurori paraguaian u vra

Gazetarja “vajton” mbi trupin e burrit të saj, pasi prokurori paraguaian u vra

Ky thuhet të jetë momenti kur një gazetare po “vajtonte” derisa gjendej mbi trupin e bashkëshortit të saj prokuror, pasi ai u vra, derisa ata ishin në muajin e mjaltit në një plazh kolumbian.

Siç edhe është raportuar, Marcelo Pecci, 45 vjeç, u qëllua për vdekje para gruas së tij Claudia Aguilera në Isla Barú jashtë qytetit Karaibe të Cartagena të martën, përcjell Telegrafi.

Ekzekutimi u krye disa momente pasi Aguilera, e cila punonte për rrjetin televiziv Unicanal, dhe Pecci, e cila ka bërë një luftë kundër karteleve të drogës, njoftuan se ishin në pritje të një fëmije.

Çifti nga Paraguai, sapo kishin postuar një foto në Instagram ku ishin të përqafuar.

Aguilera u tha hetuesve ligjzbatues kolumbianë se dy të dyshuarit iu afruan atyre në plazh në hotelin Decameron dhe nuk thanë asnjë fjalë përpara se njëri prej tyre të qëllonte Pecci-n, një herë në fytyrë dhe një herë në shpinë.

Autoritetet kolumbiane kanë ofruar një shpërblim prej 2 miliardë pesos, afërsisht 470,000 euro, për informacionin që çon në kapjen e individit të dyshuar.

Shefi i policisë, gjenerali Jorge Luis Vargas, tha për mediat se vrasja e Pecci ka shumë të ngjarë të lidhej me ndjekjet penale të tij të pastrimit të parave të profilit të lartë dhe rasteve të trafikut të drogës në Paraguaj.

 

 

Shpërndaje në: