Gazetat çdo ditë duhet ta qesin në ballinë lajmin se “Po shkojmë drejt zhdukjes shkaku i ngrohjes globale”

Gazetat çdo ditë duhet ta qesin në ballinë lajmin se “Po shkojmë drejt zhdukjes shkaku i ngrohjes globale”

Thjeshtësia elegante e zyres së tij të Universitetit – me një tavolinë të vogël rrethore me karriga të zakonshme dhe një llaptop – kontraktonte me reputacionin e tij si një prej intelektualëve më të mirë të botës. Tash 90 vjeçar, Noam Chomsky vazhdon të shkruajë, dhe po bashkëmëson në një kurs për krizat globale dhe politike në Universitetin e Arizonas, përkthen Periskopi.

Jashta veprës së tij paradigmë-krijuese në linguistikë, Chomsky ka qenë një kritik i fortë i politikave të jashtme amerikane dhe i lidhjeve të tyre me një mori shkeljes të të drejtave të njeriut dhe të agresionit ushtarak anë e mbanë botës. Me kolegun e tij, Ed Hermanin, Chomsky ka zhvilluar një “model propagande” të medieve masive të korporatave që të ndihmojë shpjegimin e aftësisë së elitave politike dhe ekonomike që të mirëmbajnë legjitimitetin ideologjik. Një  varg ‘filtrash’ – pronësia e korporatave, varësia reklamuese, praktikat që rrjedhin nga establishmenti, tërbimi nga kritikët e djathtë, dhe anti-komunizmi ideologjik – e bëjnë median të funksionojë si një sistem propagande që përforcon elitat.

Në vitet e fundit, Chomsky e ka kthyer mendjen e tij të jashtëzakonshme kah kërcënimi ekzistencial i ngrohjes globale, një “kërcënim për vazhdimësinë e jetës së organizuar njerëzore,” bashkë me luftën nukleare. Tash, në një intervistë ekskluzive për National Observer [NO]e të përkthyer nga Periskopi, Chomsky adreson relacionin specifik mes medieve dhe krizës klimatike.

NO:

Në vitet e fundit, keni folur se sa e rëndë ishte kriza klimatike – dhe keni ofruar shumë shembuj se si mediat e korporatave janë të pavëmendshme ndaj saj. Si do ta vlerësonit rolin e përgjithshëm të medieve të korporatave në relacion me atë krizë? A ndihmojnë filtrat e identifikuar në modelin e propagandës së përgatitur nga ju dhe Ed Hermani që të shpjegohen mangësitë e medieve të korporatave për ngrohjen globale, apo të tjerë faktorë e bëjnë ngrohjen globale një temë veçanërisht të vështirë për gazetarinë?

Chomsky:

Merrni një storje standarde. Ka raportime për atë çfarë ndodh. Kështu që, nëse shihni sot te New York Times, për shembull, ka artikuj të mirë mbi zbulimet e reja në shkrirjen e akujve polarë që ndodh të jetë, si zakonisht, edhe më drastike se që e kemi menduar; kjo është bërë tipike për një kohë të gjatë. Dhe kjo diskuton impaktin e mundshëm në rritjen e nivelit të detit, megjithëse në mënyrë konservatore, duke treguar se sa dramatike ka qenë. Kështu që, ka artikuj rregullisht që paraqiten – dhe nuk është se ngrohja globale shpërfillet si temë. Në anën tjetër, nëse shihni një artikull standard në eksplorimin e naftës, New York Times mund të ketë një artikull në ballinë mbi atë se si ShBA-të po ecë drejt asaj që ata e quajnë “pavarësia energjetike”, duke kaluar në prodhimin e karburanteve edhe Arabinë Saudite dhe Rusinë, duke hapur zona të reja, Wyomingun, Midwestin, për gërmim. Ata e bëjnë një artikull të gjatë, ndoshta 1 mijë fjalësh – e kam në mendje një të tillë veçanërisht – ku përmend pasojat mjedisore, ku tregon se do të dëmtojë burimet e ujit për fermerët lokalë, por bukfalisht asnjë fjalë të vetme për efektet në ngrohjen globale. Dhe kjo ndodh artikull pas artikulli çdokund, Financial Times, New York Time, dhe të gjitha gazetat e mëdha. Kësisoj, është sikur në një anë, ka një lloj të vizionit të tunelit – raportimet shkencore që vazhdimisht thonë, “shikoni, kjo është katastrofë,” por më pas rregullisht një lloj mbulimi media që e shpërfill atë, dhe thotë, “epo, a nuk është e mrekullueshme, ne nuk kemi pse të importojmë naftë, do të bëhemi më të fortë,” e kështu me radhë.

NO:

Pra, ata nuk bëjnë lidhjen kuptimore të raportimeve?

Chomsky:

Është si një lloj skizofrenie, e futur përmes gjithë shoqërisë. Merrni bankat e mëdha, JP Morgan Chase-in për shembull. Ata janë banka më e madhe dhe Drejtori i saj ekzekutiv, Jamie Dimon është njeri i mençur. Jam i sigurt që ai i di faktet bazike për kërcënimin e ngrohjes globale, por në të njëjtën kohë bëjnë investime në ekstraktimin e karburanteve, sepse ky është modeli biznesor. Ata duhet të marrin profitin për nesër.

NO:

Pra, roli i përgjithshëm i medieve ka qenë që ta dështojnë lidhjen mes pikave?

Chomsky:

Natyrisht, po flas për mediet liberale. Nëse ju më thonë, Fox News-i është shumë më ndryshe: ngrohja globale thjesht nuk po ndodh. Dhe në fakt, ajo shfaqet në opinionin publik. Gati gjysma e republikanëve thjesht e mohojnë se ngrohja globale po ndodh. Dhe, gjysma tjetër, nuk është e sigurt nëse njeriu ka të bëj diçka me atë gjë.

NO:

A ka ndonjë alternativë për gazetarinë? Si do të operohej ndryshe për të adresuar ngrohjen globale?

Chomsky:

Çdo gazetë e  vetme duhet ta ketë në ballinë për çdo ditë një lajm ku thuhet se po shkojmë drejt katastrofës totale. Në disa gjenerata që vijnë, shoqëria e organizuar njerëzore mund të mos mbijetojë. Duhet të shtihet kjo ide në mendje vazhdimisht. Në fund të fundit, nuk ka pasur diçka të tillë në gjithë historinë njerëzore. Gjenerata aktuale duhet ta marrë vendimin nëse shoqëria e organizuar njerëzore do të mbijetojë edhe disa gjenerata tjera, dhe kjo duhet të bëhet menjëherë, sepse nuk ka kohë. Dhe tërheqja nga marrëveshja për klimën në Paris që e bëri Trumpi duhet të konsiderohet si një prej krimeve më mizore në histori.

E përkthyer me shkurtime nga NationalObserver.

Shpërndaje në: