Gazi rus po përfundon sërish drejt e në Europë

Gazi rus po përfundon sërish drejt e në Europë

Kjo është rruga që bën gazi rus para se të përfundojë sërish drejt e në Europë.

Perëndimi, përfshi SHBA-në dhe BE-në, ishin më shumë se entuziastë për të vendosur sanksione ndaj gazit dhe naftës ruse pas nisjes së luftës në Ukrainë.Synimi i tyre?

Të lëndonin dhe gjymtonin ekonominë ruse sa më shumë të ishte e mundur – veçanërisht duke qenë se energjia është eksporti më i madh i Rusisë dhe një nga shtyllat kryesore që e mban ekonominë e saj në këmbë dhe në gjendje të financojë luftën në Ukrainë.Parimisht, kjo logjikë duhet të funksiononte.

Si për ta sulmuar ekonominë ruse por edhe për të dobësuar përpjekjet e saj në Ukrainë – por çfarë po ndodh në të vërtetë?

BE ka sanksionuar gazin dhe naftën ruse – por ato po përfundojnë sërish në tregun europian dhe po blihen gjithsesi nga qytetarët europian.

Si është e mundur kjo?

Fillimisht, sepse sauditët janë shumë më të zgjuar se sa u është dhënë merita – mbase edhe më të rrezikshëm.

Ata po blejnë naftë ruse me çmime jashtëzakonisht të ulëta – edhe pse nuk kanë nevojë për një pikë të vetme – dhe po e rishesin atë me një çmim shumë më të lartë në tregun global.

E njëjta histori me Kinën.

Ata kanë blerë më shumë naftë sesa u nevojitet dhe në këtë pikë kanë nisur të shesin naftë ruse drejt Europës – gjë i bën sanksionet të duken shumë më pak efektive. Shumë do të thoshin edhe të panevojshme.

Ndërkohë nga ana e saj, Europa po bie gradualisht në një krize të thellë energjetike, e cila vetëm sa do të përkeqësohet në muajt në vijim.

Dhe ja ku vjen Kina për të ‘shpëtuar’ ditën!

Edhe pse vetëm përkohësisht, Kina po eksporton gaz drejt Evropës duke e bërë atë të vetë-shpallet shpëtimtarja e kontinentit të vjetër.

Por sa e vërtetë është kjo?

A po vepron vërtetë Xi Jin-Ping nga mirësia e zemrës së tij?

Zor se po.

Ngadalësimi ekonomik i Kinës ishte e vetmja arsye që ajo e gjeti veten me një tepricë të gazit të lëngshëm.

Kina është bërë efektivisht ndërmjetësi midis Rusisë dhe Evropës.Por, nga dëshpërimi i saj për të blerë sa më shumë gaz për të përballuar dimrin, Europa po e blen gazin rus nga Kina me çmime të fryra kur mund ta kishte blerë atë direkt nga Rusia për një çmim normal.Kështu, Rusia vazhdon të fitojë duke eksportuar gazin e saj drejt Kinës, e cila nga ana e saj e shet të atë në Europë me çmime të fryra.

Kina po korr fitime marramendëse ndërsa vendet europiane po mbyllin një sy ndaj origjinës së qartë të gazit ‘kinez’.

Por edhe sa mund të zgjasë e gjithë kjo?

Kina nuk është partneri më i besueshëm i biznesit.

Arsyeja e vetme që Kina po eksporton gaz në Evropë është sepse Pekini aktualisht ka një tepricë të tij në dispozicion, por kjo nuk do të zgjasë përgjithmonë.

Sapo aktiviteti ekonomik në Kinë të shkojë në nivelet e mëparshme, Pekini ka të ngjarë të mbyllë çdo eksport të panevojshëm drejt Europës.

Europa e ka jashtëzakonisht të vështirë të gjejë një alternativë energjie ndaj gazit rus dhe për t’i përkeqësuar gjërat, blloku po përballet me një krizë energjetike që do të zgjasë për disa vite.Çfarë do të bëjë Evropa kur Kina – këtë radhë – ta mbyllë rubinetin

Shpërndaje në: