Gazmend Muhaxheri e gjen veturën por i del problem ta kthejë: S’tregon a i la çelësat në të

Periskopi.com Lajme

Disa ditë pas reportazhit ku një pejan lavdërohej se si i merrte veturat që i gjente çelur, ai duket se i ka marrë veturën edhe hiç më pak se kryetarit të tij të komunës.

Vetura e Gazmend Muhaxherit dyshohet se është gjetur në fshatin Drelaj.

Ai ka folur për Klan Kosovën në lidhje me çështjen.

”Policia lajmëroi se vetura është gjetë në fshatin Drelaj, dhe më treguan se një person është i ndaluar”, u shpreh Muhaxheri.

Vetura u mor mbrëmjen e vonë të së dielës, dhe për kthimin e saj në komunën së cilës dhe i takon, ka disa procedura nëpër të cilat duhet kaluar, deklaroi mes tjerash i pari i Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar një person, mbi dyshimet se ka marrë së fundit pa leje, veturën zyrtare të kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

I arrestuari mësohet të jetë Valon Loxha nga Peja, personi i cili i merr veturat të cilat i gjen të hapura me çelësat në to.

Shpërndaje në: