
Gazsjellësi amerikan, Hovenier: Qeveria Kurti nuk ishte gati
Jeff Hovenier, ambasador amerikan ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka qenë gati për gasjellësin, gjë për të cilën u kritikua mjaft shumë nga opozita, transmeton Periskopi.
Ai thotë se nuk janë të shqetësuar pse ende nuk ndodhi.
‘’Qeveria e Kosovë nuk ishte ende gati për të marrë vendime për elementet e sigurisë duke përfshirë edhe çështjen e ndërlidhjes së mundshme me tubacionin që do shkonte ngaa porti i Alexandropoulit deri në Shkup. Nuk ishte refuzim, por thjesht nuk jemi gati.’’.
‘’Ne nuk jemi të shqetësuar se ku përfundoi kjo.’’/PERISKOPI/