Gecaj i dërgon ‘selam’ Qeverisë Haradinaj për Asociacionin

Gecaj i dërgon ‘selam’ Qeverisë Haradinaj për Asociacionin

Këshilltari i ish-kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj ka folur për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe. 

Ai në një prononcimi për “Gazeta Blic”, ka thënë se Qeveria e ka për obligim ta shtyj këtë proces përpara përderisa është në fuqi vendimi i Kuvendit.

Në të kundërtën duhet të tërhiqet me të njëjtat procedura.

Sipas Gecajt  qeverisë i ka humb “udha në livadh” për çështjet si Demarkacioni, Asociacioni, Ushtria e Gjykata Speciale.

“Derisa të jetë në fuqi vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i aprovuar me mbi dy të tretat, qeveria ka obligim ta shtyj këtë proces para. Përndryshe duhet të tërhiqet ai vendim me të njëjtat procedura. Edhe pse kanë rrahë gjoks se do të mund të marrin vendime të “mëdha”, nga ajo që po shohim, kjo qeveri nuk e ka guximin të merret me asgjë tjetër përpos akomodimit të interesave parciale. Në çështjet si demarkacioni, asociacioni, ushtria dhe gjykata speciale duket se “u ka humbë udha në livadh”, ka deklaruar Gecaj për Gazeta Blic. 

Ndryshe një ditë më parë janë takuar Ministrit për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq dhe shefja e Zyrës së BE-së, Natalia Apostolova ku janë pajtuar se është e domosdoshme të themelohet Asociacioni i Komunave Serbe sa më shpejt të jetë e mundur , pasi sipas tyre kjo çështje nuk duhet të jetë subjekt i pengesave politike.

Kujtojmë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është pjesë e marrëveshjes për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje që u nënshkrua me 19 prill të vitit 2013.

Shpërndaje në: