Gecaj ia rikujton Stojanoviqit kë e ka shef

Gecaj ia rikujton Stojanoviqit kë e ka shef

“Ai duhet të na e thotë neve, sepse ne nuk mund të manipulojmë me atë çka ky thotë në media. Ne deri sot nuk kemi asnjë shkresë  zyrtare se ata do t’i braktisin institucionet, se ata nuk flasin me neve, se ata do të lobojnë kundër Trepçës.  Stojanoviqi është duke folur nëpër media, ajo çka thotë ai është çështje e tij personale. Ai është zëvendëskryeministër në Qeverinë e Republikës së Kosovës, dhe shef e ka Isa Mustafën. Për çfarëdo deklarimi në lidhje me shefin e tij, ai duhet ta bëj drejtpërdrejt me shefin e tij”, ka thënë Gecaj.

Gecaj ka treguar se Lista Serbe nuk kanë shprehur gatishmëri që të takohet me kryeministrin.

“Ne kemi kërkuar takim, ata kanë thënë që nuk janë të gatshëm të vijnë, ne nuk ua kemi vu lakun në fyt, ata kur të jenë të gatshëm do të ulemi të bisedojmë me ta”.

Gecaj ka thënë se do të diskutojnë në takim edhe për deklarimet e Stojanoviqit pa lejen e kryeministrit.

“Ato çështje do t’i diskutojmë me ta kur të takohemi”, ka thënë Gecaj për Lajmi.net.

Shpërndaje në: