Geci thotë që u folën poste zëvendësministrash e ambasadorësh në këmbim të votës

Geci thotë që u folën poste zëvendësministrash e ambasadorësh në këmbim të votës

Geni Geci, personazhi që dëgjohet derisa flet me një sekser të Vetëvendosjes për t’i blerë votën e vajzës së tij deputete, e ka pranuar se rasti është tërësisht i vërtetë.

Çështja e zgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente, më 4 prill, ishte përlyer veçanërisht shumë me dyshimet se kishte pasur deputetë të cilët kishin ndërruar qëndrimin e tyre politikë për të cilin ishin votuar.

Dhe, një dëshmi të përpjekjes së pushtetit për të ndërruar qëndrimin e deputetëve opozitarë e ofron edhe Gani Geci, për vajzën e tij Marigonën, përcjell Periskopi.

Ai madje pretendon se e kanë thirrë në Vetëvendosje duke i premtu poste të ndryshme të zëvendësministrave e ambasadorave në këmbim të votës ndaj një komenti të lënë nga një komentues.

Vetëvendosje kishte arritur në 4 prillin e këtij viti ta bënte për vete deputeten e PDK-së, Adelina Graincan, edhe pse nuk dihet në këmbim të çkaje.

 

Shpërndaje në: