Genc Prelvukaj ka dy fjalë për artistët që po i bashkohen politikës

Genc Prelvukaj ka dy fjalë për artistët që po i bashkohen politikës

Artisti dhe këngëtari, Genc Prelvukaj, ka folur për aderimet e ndryshme që po ndodhin nëpër partitë politike në prag të zgjedhjeve të reja, e ku janë përfshirë edhe disa artistë.

Sipas tij anëtarësimi në një parti politike nuk është ndonjë veprim i keq, por sipas tij nëse një gjë e tillë bëhet në prag të zgjedhjeve atëherë pavarësisht qëllimit të aderimit, siç thotë Prelvukaj ata që u bashkohen partive shihen si të manipulueshëm dhe të papjekur.

Prelvukaj thotë se në rast se një parti ka interes për dikë, aderimin ia kërkon vazhdimisht dhe jo vetëm kur afrohen zgjedhjet.

Së fundi në parti politike janë angazhuar Aida Doçi, Adelina Berisha, Eliza Hoxha e të tjerë.

Nga fusha e artistëve, në politikë është futur edhe aktori Jeton Zogiani i njohur me emrin artistik ‘Drenica’.

Kujtojmë se Prelvukaj disa vite më herët kishte qenë edhe vet i angazhuar në Partinë Demokratike të Kosovës.

Reagimi i plotë i Prelvukajt:

Anëtarësimi ne një parti politike nuk ka asgjë te keqe, por disa dite para zgjedhjeve zhvlerëson personalitetin e secilit pavarësisht qëllimit te mire qe mund te kenë ata individë. Ne sy te popullit shifen si lehte te manipulueshëm, naive dhe te papjekur politikisht. Thjeshte nëse partia ka nevoje për shërbimet e një njeriu aderimin e tij e tenton ne çdo kohe, ndërsa ne prag te zgjedhjeve, ata mbledhin e anëtarësojnë vetëm njerëz për marketing politik për ti zhvlerësuar menjëherë me pas. Sepse po te besonin ne vlerat e tyre, nuk do te prisnin fushatën elektorale për tu besuar detyrat partiake.

Shpërndaje në: