Genci ia shpreh publikisht dashurinë Eni Koçit

Genci ia shpreh publikisht dashurinë Eni Koçit

rej disa ditësh përflitet se Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë një ndër çiftet më të reja në showbiz.

Pavarësisht se kjo nuk është pranuar nga asnjëra palë, vazhdojnë të ngrihen dyshime apo aludime duke u bazuar edhe në postimet në rrjetet e tyre sociale.

Ditën e sotme, Eni feston ditëlindjen dhe Genci i ka bërë një urim plot dashuri.

“Gëzuar ditëlindjen En! Shumë fat, shëndet dhe suksese në ditët që vijnë. Uroj të jesh e lumtur në çdo ditë që zbardh. E rrethuar gjithnjë me njerëzit që i do dhe të duan. U bëfsh 100!”- shkruan Genci përbri fotos së Enit, duke e shoqëruar me një emoji zemër.

Krahasuar me urimin e tij, përgjigjja e Enit duket paksa e thatë pasi ajo thjesht e falënderon, shkruan blitz.al.

Por, mund të themi se kjo foto e postuar nga këngëtari vazhdon t’i ngrejë edhe më shumë dyshimet për diçka të mundshme mes tyre, gjë që mund ta sqarojnë vetëm ata.

Shpërndaje në: