Georgina: Po jetoja në garsoniere, dimrit mërdhihesha – ditën që e takova CR7 më ndryshoi jeta

Periskopi.com Sporti

E mahnitshme se si jeta mund të ndryshojë brenda natës. Kështu ishte edhe për Georgina Rodriguez, kur u takua me Cristiano Ronaldon.

Dokumentari i saj në Netflix publikohet më 27 janar. Modelja ndau një pasazh të vogël në rrjetet e saj sociale, në të cilën tregon se si filloi gjithçka:

“Mbërritja ime në Madrid ishte e tmerrshme. Po kërkoja një apartament të lirë, 300 euro. Dhe përfundova duke fjetur në një apartament që ishte garsoniere.

Bënte ftohtë në dimër dhe nxehtë në verë. Ditën që takova Cristianon, jeta ime ndryshoi”.

Billbordet e serialit kushtuar asaj e përshkruajnë madhështinë e saj dhe me një slogan që përmbledh fillimet e saj të vështira:

“Më përpara shiste çanta në Serrano, tani i koleksionon ato, më të shtrenjtat”.