Gërvalla e çon Pecin lart: Është një njeri i cili ka një aftësi të jashtëzakonshme afruese

Gërvalla e çon Pecin lart: Është një njeri i cili ka një aftësi të jashtëzakonshme afruese

Donika Gërvalla ka folur për herë të parë prej që partia “Guxo” ka vendosur të udhëhiqet nga dy kryetarë.

Gërvalla ka treguar edhe arsyen pse është vendosur që ministri i Bujqësisë, Faton Peci të jetë kryetari dhe jo dikush tjetër.

“Z.Peci gjatë aktiviteteve të partisë e kam identifikuar si një person i cili ka qasje shumë të mirë ndaj aktivistëve. Nga natyra jemi të ndryshëm. Unë jam më energjike, më me temperament. Z.Peci është ana e ulët e medaljes dhe është një njeri i cili ka një aftësi të jashtëzakonshme afruese. Duhet të ndodhin shumë gjëra para se Peci të bëhet energjik”, tha Gërvalla në Klankosova, përcjell Periskopi.

 

Shpërndaje në: