Gërvalla e pranon që sekseri Martin Berishaj i erdhi në takim pas skandalit, thotë se nuk do e shkarkojë

Gërvalla e pranon që sekseri Martin Berishaj i erdhi në takim pas skandalit, thotë se nuk do e shkarkojë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka konfirmuar raportimin e para dy javëve të Periskopit se ambasadori në Kroaci, Martin Berishaj kishte qëndruar në Kosovë dhe ishte takuar me të, pikërisht për çështjen e skandalit financiar në të cilin dyshohet se është i përfshirë.

Gërvalla ka thënë se përkundër të gjithave, Berishaj nuk do të shkarkohet.

‘’E kam një deklaratë të gjatë disa faqëshe me shkrim. Ai ka qenë në ministri. Kemi biseduar gjërë e gjatë. Unë kam biseduar me autorite të shteteve të ndryshme dhe deri në këto momente s’ka asnjë indikacion se në akuzat mund të ketë diçka të vërtetë në të. Ndërkohë ka edhe raportime të tjera që tregojnë të kundërtën e asaj. Ambasadori nuk pezullohet apo shkarkohet në bazë të informacioneve të një mediumi.’’ shtoi ajo.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci Martin Berishaj, është emri kryesor i përmendur në skandalin e zbuluar financiar në Slloveni ku dyshohet se kandidati për kryeministër, Robert Golob, ka bërë shpëlarje parash dhe atë e ka ndihmuar ambasadori kosovar. Bëhet fjalë për 600 mijë euro. Sipas Agjencisë Kundër Korrupsion, ai nuk kishte deklaruar kompaninë përmes së cilës po del se i ka përfituar ato para.

Kompania GEN me zyre në Beograd, me të cilën u përfshi emri i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po del se ka marrë miliona euro nga buxheti i shtetit, pikërisht në kohën e kolapsit energjetik./PERISKOPI/

 

Shpërndaje në: