Gërvalla pas takimit me Cavusoglun njofton se u nënshkrua një marrëveshje mes dy vendeve

Gërvalla pas takimit me Cavusoglun njofton se u nënshkrua një marrëveshje mes dy vendeve

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla doli në konferencë për media me homologun e saj turk, Mevlut Cavusoglu pas takimit që e patën në MPJD.

Gërvalla njoftoi se u nënshkrua një marrëveshje mes Kosovës dhe Turqisë.

“Është për t’u përshëndetur marrëveshja që u nënshkrua sot nga dy ministrat lidhur me rritjen e frekuencës së fluturimeve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë”, tha Gërvalla.

Ajo foli për rolin e Turqisë pas agresionit të Rusisë në Ukrainë dhe në Ballkan.

“Turqia ka ofruar ndihmën e saj si ndërmjetësuese dhe është gjithashtu aktive në Ballkan si ndërmjetësuese neutrale”, tha kryediplomatja kosovare.

Zëvendëskryeministrja tha se Cavusoglu “e njeh mirë historinë e gjenocidit dhe shtypjes në Kosovë”.

Gërvalla tha se diskutuan për bashkëpunimin në arsim, trajtimin e pacientëve nga Kosova në Turqi si dhe trajnimin e stafit shëndetësor atje.

Shpërndaje në: