Gërvalla prezanton 14 shkurtin si vlerë evropiane, gazetari ia tërheq vërejtjen te Maqedonia e Mali i Zi

Gërvalla prezanton 14 shkurtin si vlerë evropiane, gazetari ia tërheq vërejtjen te Maqedonia e Mali i Zi

Donika Gërvalla Schwarz, shefe e diplomacisë së jashtme, ka qenë e ftuar në Rubikon për të folur për punët e saj.

Gërvalla është shprehur se 14 shkurti, dita e zgjedhjeve kombëtare, ishte vlerë që do ta avanconte Kosovën në BE.

“Më 14 shkurt në Kosovë ka ndodhur diçka që në shtetet tjera të rajonit nuk ka ndodhur. Qytetarët kanë zgjedhur një qeveri për sundim ligji,” tha znj. Gërvalla duke folur për vlerat evropiane.

Gazetari ia tërheqi vërejtjen se ndërrim pushteti ka ndodhur edhe në Maqedoni e Mal të Zi, përcjell Periskopi.

Më tej, ministresha u shpreh se Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizim vizash./Periskopi

Shpërndaje në: