Gërvalla reagon pasi i doli në CV që i quante krerët e UÇK-së ekstremistë: Kam kritikuar në mënyrë individuale

Gërvalla reagon pasi i doli në CV që i quante krerët e UÇK-së ekstremistë: Kam kritikuar në mënyrë individuale

Pasi Periskopi raportoi për një ‘huqje të rëndë’ të Shefes së diplomacisë kosovare ‘Donika Gërvalla-Schwarz në CV-në e saj që shpërndahet zyrtarisht nëpër shtete e delegacione të ndryshme të botës, vjen edhe reagimi i saj.

Në njërin paragraf të kësaj CV-je ku flet për janarin e vitit 2002 kur solli në atdhe eshtrat e atdhetarëve të njohur, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, ajo shkruan se kishin marrë pjesë në varrim mbi 150 mijë njerëz dhe i cili ishte eventi i parë i madh “që nuk ishte kontrolluar nga ekstremistët e kohës së luftës pas vitit 1999”.

Ministrja Gërvalla e ka arsyetuar paragrafin në fjalë duke thënë se ajo asnjëherë nuk ka bërë fushatë kundër UÇK-së por ka kritikuar në mënyrë individuale.

“Për mua është shumë legjitime që opozita të mos pajtohet më gjithçka që ne e bëjmë. Kam jetuar 30 vjet jashtë. Nuk ankohem asnjëherë me diçka që vet ankohem. Fushata kundër UÇK-së jo vetëm mua personalisht, por edhe shtetin e dëmtojnë, jo sot, as dje nuk kam pasur një deklarët të tillë. Kam mbrojtur ata djem ato vajza që kanë sakrifikuar për këtë vend. Ne e dimë mjaftë mirë se cilët janë heronjtë tanë. Jo nga goja ime as nga qarqet private as në deklarata publike asnjëherë nuk do të gjeni ku unë akuzoj UÇK sepse unë nuk mendoj ashtu. Unë nuk dua të përsërisë diçka që e kam thënë sepse merr konotacion tjetër. Unë kam kritikuar në mënyrë individuale. Janë tjera qarqe që janë anti- UÇK nuk është Donika, kur ta. Nuk jam unë personi që jam anti-UCK”, tha Gërvalla-Shwarz.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, ka bërë ‘huqje të tilla’ e sidomos për ato në rrjetin social ‘Twitter’.

Shpërndaje në: