Gërvalla Schwarz nis bllokimin e qytetarëve: Eksperti i Kurtit për dialog ngushëllon djalin e Haxhiut

Gërvalla Schwarz nis bllokimin e qytetarëve: Eksperti i Kurtit për dialog ngushëllon djalin e Haxhiut

Ministrja Gërvalla nis bllokimin e qytetarëve: Njërit i del në krah eksperti i Kurtit për dialogun

Donika Gërvalla Schwarz – ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës – duket se ka nisur një fushatë bllokimesh në llogarinë e saj në Twitter pas skandaleve të bëra në muajt e fundit.

Duket se “liria e shprehjes” që e mbronte për popullin bjellorus nuk mbrohet edhe për popullin kosovar nga znj. Gërvalla Schwarz pasi ajo raportohet se po bllokon qytetarë që e kanë kritikuar për anglishten e gjymtë të MPJ-së në Twitter dhe qëndrimet jodiplomatike.

Ajo u raportua se ka bllokuar të paktën një gazetar por tashmë del se e ka bllokuar edhe Andi Haxhiun, të birin e Baton Haxhiut.

Por, z. Haxhiu i ka dalë në mbrojtje eksperti i emëruar i Kosovës për dialogun me Serbinë, Robert Muharremi.

“Andi, ky është kompliment për ty.” – ka shkruar ai, përcjell Periskopi.

Muharremi është në grupin e ekspertëve bashkë me z. Veton Surroi, z. Blerim Shala, z. Bernard Nikaj dhe z. Leon Malazogu.

Shpërndaje në: