Gërvalla tha nuk i ndajnë shpenzimet veç e veç, por ish-ministrja Haradinaj i kishte bërë publike si të tilla para 1 viti

Gërvalla tha nuk i ndajnë shpenzimet veç e veç, por ish-ministrja Haradinaj i kishte bërë publike si të tilla para 1 viti

Kryediplomatja Donika Gërvalla në vazhdën e përpjekjeve për të mbajtur fshehur shpenzimet e derivateve për Prindon Sadriun, sot deklaroi se nuk i kanë ofruar Gazetës Insajderi këto fatura me arsytimin se nuk mund t`i ndajnë veç e veç, se janë shpenzime të gjithë misionit. Por Ministria e Punëve të Jashtme para një viti, i pati ofruar shpenzimet për derivate për ish-ministren Meliza Haradinaj dhe kabinetit të saj, të ndara. Madje përveç derivateve pati ofruar edhe faturat e shpenzimeve tjera për paga, meditje, dreka darka e shpenzime telefoni.

Katër ditë pasi që Agjencia për Informim dhe Privatësi e gjobiti për herë të dytë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës me 13 mijë euro, lidhur me refuzimin për të ofruar  faturat e shpenzimeve për derivate të Prindon Sadriut, u deklarua kryediplomatja Donika Gërvalla.

Dha një arsyetim banal pse po i fsheh shpenzimet e Prindon Sadriut, diplomat në MPJ e bashkëshort i Presidentes Vjosa Osmani.

Gërvalla tha se Ministria e Punëve të Jashtme nuk mund t`i ndaj shpenzimet veç e veç.

“Shpenzimet e misioneve i ka si shpenzime të misioneve, nuk janë të ndara individualisht. Nuk kemi kapacitetin sa i përket personelit momentalisht, prandaj edhe reforma në këtë institucion është edhe më e nevojshme. Shpenzimet nuk mund t’i ndajmë veç e veç”, tha ajo.

Por, Ministria e Punëve të Jashtme, para një viti, siç edhe obligohet me Ligjin për Qasje në Dokumente Publike i kishte ofruar Gazetës Insajderi, shpenzime për derivate për zyrtarët që ka kërkuar.

Ky insitucion në majt të vitit të kaluar i lejoi qasje  në faturat e shpenzimeve për derivate jo vetëm për një person, por për të gjithë kabinetin e ministres në atë kohë Meliza Haradinaj-Stublla.

Shpenzimet nuk i ofroi të tërësishmë por veç e veç për secilin zyrat, për secilin muaj sa ka shpenzuar.

Ministria e Punëve të Jashtme që në atëkohë ofroi edhe shpenzimet tjera përveç derivate siç edhe i kishte kërkuar Insajderi.

Specifikisht tregoi, se sa kanë shpenzuar Meliza Haradinaj-Stublla, Teuta Shahatqija, Muhamet Brajshori, Bekim Brestovci e Aldisa Morina edhe për paga, medite, dreka darka e shpenzime telefoni.

Ndërsa për diplomatin Prindon Saditu jo vetëm që nuk i ofruan ato brenda afatit ligjore 7-14 ditor sic është e paraparë, por as pas katër muajve që nga parashtrimi i kërkesës.

Për refuzimin e dhënies së këtyre faturave madje Ministria që drjtohet nga Donika Gërvalla, u dënua me 13 mijë euro nga Agjensia për Informim dhe Privatësi. AIP fillimisht i kishte dhënë 7 ditë afat kohë MPJ-së t`ia ofronte dokumentet Insajderi, por kur nuk u përgjigj e dënoi me 3 mijë euro. Pasi as pas gjobës së parë nuk u zmbrapsën në fshehjen e këtyre shpenzimeve AIP e dënoi edhe më gjobën e dytë prej 10 mijë eurove.

 

Shpërndaje në: