Gërvalla thotë se ndihet e pakritikuar: Flet për huqjet në Twitter

Gërvalla thotë se ndihet e pakritikuar: Flet për huqjet në Twitter

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, disa herë gaboi në postimet e saj në rrjetin social Twitter.

Gërvalla në “Info Magazine” deklaroi se të gjitha huqjet i merr si komplimente teksa nuk ka kritika në politikën e jashtme të Kosovës.

“Më lejoni ta them këtë se kjo është një kompliment i madh për punën time ku mediat merren me pikat dhe presjet e mija. Nëse kritikat bazohen vetëm në lëshime të vogla teknike dhe jo në gabime të mëdha për vendin – e kuptoj njëkohësisht si kompliment të punës tonë shumë serioze në ngritjen e politikës së jashtme të Kosovës”.

“Huqja e flamurit është një huqje teknike dhe për gabime të tilla jemi duke punuar por rëndësi ka që nuk ka huqje në politika fundamentale të jashtme të Kosovës”, tha Gërvalla.

Shpërndaje në: