Gërxhaliu: Familja Jashari kërkoi që autopsia të vrarëve t’iu bëhej nga Kosova

Gërxhaliu: Familja Jashari kërkoi që autopsia të vrarëve t’iu bëhej nga Kosova

Ish-drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës (IMLK), Arsim Gërxhaliu, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, i cili transmetohet në Periskop dhe T7 ka folur edhe për autopsin që ua kishte bërë familjes Jashari edhe komandantit legjendar, Adem Jashari, raporton Periskopi.

Ai ka treguar se të vrarëve të Familjes Jashari iu ishte bërë autopsia nga Serbia, mirëpo pas luftës kryefamiljari Rifat Jashari kishte kërkuar që autopsia t’iu bëhej nga Kosova.

“Autopsitë kanë qenë të bëra nga serbët, sepse kanë qenë në morg edhe disa prej tyre kishin përfunduar edhe raportet e autopsisë, në mesin e tyre edhe komandatit, ku janë përshkruar edhe plagët e jashtme, sa ka qenë ai do te thotë me trup të kompletuar edhe në vitin 2002 pas gjetjes së të njëjtave, sepse ato i gjetëm vetëm pak më vonë që hym në institut, ato dokumentacione dhe një kopje ua dorëzova familjes. Madhështia e familjes ishte që ata kishin vendosur që të hapen varret dhe të kryhen autopsitë edhe nga ekspertët lokal. Nuk deshën ta linin autopsinë e serbëve”, ka thënë Gërxhaliu.

Në mesin e të varrosurve bashkë me familjen Jashari ishin edhe persona që nuk i përkisnin familjes së komandantit legjendar. Gërxhaliu ka treguar se ka pasur edhe persona tjerë, që serbët i kishin varrosur në të njëjtin vend, por që pas luftës janë identifikuar edhe janë larguar nga atu për t’iu dërguar familjarëve të tyre.

” Një tjetër ishte se familja Jashari nuk ka qenë në Kosovë dhe i kanë varrosur njerëzit që kanë qenë vullnet dashës dhe normalisht që ata nuk kanë qenë të specializuar që t’i identifikojnë, sepse shumica nuk i kanë njohur se kush kanë qenë dhe kur kam hyrë në tetor të vitit 2002 për t’i egzaminuar 7-8 epitafe kanë qenë N.N që nuk është ditur emri i tyre edhe 5 apo 6 raste kishin qenë gabimisht të varrosur. Kanë qenë edhe 4 raste që nuk janë vrarë me familjen Jashari, që njërin e ka marr familja e tij dhe tre rom të Prekazit të Epërm që janë kthyer tek familjet e tyre dhe aty kanë mbetur vetëm të vrarët e Familjes Jashari”, ka thënë Gërxhaliu./Periskopi/

Shpërndaje në: