Gerxhaliu, qeverisë: Me masa të tilla afatshkurtra është e vështirë të zgjidhen probleme

Gerxhaliu, qeverisë: Me masa të tilla afatshkurtra është e vështirë të zgjidhen probleme

Ekonomisti kosovar Safet Gerxhaliu, ka thënë se masa e re e qeverisë, për së paku një të punësuar në familje, tha se është një masë afatshkurtër, që nuk i zgjidh problemet sociale.

“Kjo është një masë afatshkurtër, 5 deri në 6 muaj, me këso masash është problem të zgjidhen probleme sociale. Është vendim i shpejtë, apo ad hoc dhe me masa të tilla afatshkurtra është e vështirë të zgjidhen problemet”, ka thënë Gerxhaliu në Klan Kosova.

Sipas tij, ky është momenti i fundit të ndihmohen qytetarët por jo në këtë formë.

“Është momenti i fundit të ndihmohen qytetarët në nevojë, jo në këtë mënyrë, por të gjenden forma tjera”, ka shtuar ai.

Gerxhaliu tha se defekti më i madh i Kosovës për të pasur projekte të mirëfillta është mungesa e të dhënave të sakta bazuar në rezultate.

Ndryshe, Safet Gërxhaliu ka kryer Studimet Univerzitare në Univerzitetin e Splitit në Dubrovnik pranë Fakultetit për Tregti të Jashtme. Mbanë titullin e magjistrit të dyfishtë dhe atë në Marketing Ndërkombëtar të përfunduar në vitin 1993 në katedrën e Profesorit Jozo Previshic dhe në Tregti të Jashtme të përfunduar ne vitin 2002 në katedrën e Profesorit Ivo Andrijanic, që të dyja magjistratura të përfunduara në Univerzitetin e Kroacisë pranë Fakultetit Ekonomik në Zagreb. Ka qenë pjesëmarrës aktiv në aktivitete te shumta të organizuara nga Institucionet vendore dhe ndërkombëtare me karakter ekonomik. Për një kohë ka qenë edhe kryetar i odes Ekonomike të Kosovës.

Shpërndaje në: