Getinjo testohet për COVID-19, tregon rezultatin

Getinjo testohet për COVID-19, tregon rezultatin

Getinjo i është nënshtruar testit për koronavirus.

Reperi Getinjo është artisti tjetër që tregoi publikisht se është testuar për koronavirus.

Ai ka publikuar rezultatin, ku tregon se rezultoi negativ në këtë test.

Reperi nuk ka preferuar të tregojë nëse kishte ndonjë simptomë që e bëri të dyshojë se mund të jetë infektuar apo kishte kontakt me ndonjë person që ka dalë pozitiv në testin për COVID.

Ndryshe, Getinjo pritet që më 11 dhjetor ta publikojë duetin e parë me vëllanë Mozzikun, kënga titullohet “El Chapo”.

Shpërndaje në: