Gëzim Kelmendi thotë se pas Albin Kurtit ai e ka rendin për ta marrë pushtetin: Ja pse s’bën të tallemi me të

Gëzim Kelmendi thotë se pas Albin Kurtit ai e ka rendin për ta marrë pushtetin: Ja pse s’bën të tallemi me të

Gëzim Kelmendi i Partisë Fjala ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook në orët e para të mesnatës, mesa duket nën ndikimin e një optimizmi të çuditshëm e me të cilin tashmë po tallen shumë komentatorë dhe media tjera online.

Kelmendi ka kontestuar fjalën e kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, i cili së fundi paralajmëroi një rikthim të partisë së tij në pushtet pas zhvillimeve të fundit politike.

Ai i drejtohet me disa fjalë të shkurtra atij duke thënë se “ne shqiptarët e kemi një farë rendi.” Më pas ai i përmend periudhën 10 vjeçare në pushtet të partisë së tij, duke thënë më pas këto fjalë: “Tash prit pak ta shohim çka po bën VV-ja. E mandej, radhën e kemi ne të FJALËS.”

Z.Kelmendi menjëherë në fjalinë e radhës përsërit qëndrimin e tij:

“Populli iu ka provuar juve, tash pritet të i provojë këta të VV-së. Mandej populli do të na provoj edhe neve. Kështu që bën durim, se populli po kërkon ndryshim.” – shkruan ai.

Por, pse nuk duhet të qeshim me z.Gëzim Kelmendi?

Kryetari i Partisë Fjala promovon një rrymë politike që është krejtësisht në të kundërt të establishmentit aktual dhe të kaluar politik. Vlerat konservatore të promovuara prej tij janë aq radikale sa e bëjnë të duket konkret termin e ndryshimit – një term i stërabuzuar nga të gjithë politikanët kosovarë që donin të vinin në pushtet.

Për më tepër, pikërisht duke promovuar ndryshimin dhe një politikë radikalisht të ndryshme erdhi në pushtet së fundi edhe z.Albin Kurti – i cili në fillimet e tij kishte një anëtarësi edhe më të vogël se anëtarësia aktuale e Partisë Fjala.

Pra, nëse flasim saktësisht për ndryshimin në politikën tonë, tashmë me hyrjen e Kurtit në pushtet, atë nuk e përfaqëson askush më shumë se sa Partia Fjala – sado e pakëndshme të duket një gjë e tillë.

Më poshtë e keni statusin e plotë të z.Kelmendi: 

Ne shqiptarët e kemi njëfar rendi i nderuar kryetar i PDK-së Kadri Veseli !

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka paralajmëruar se pas këtyre zhvillimeve politike, shumë shpejtë PDK-ja do të rikthehet në krye të pushtetit.

I nderuar Kryetar i PDK-së Kadri Veseli,
ne shqiptarët e kemi njëfar rendi.
Ju keni qenë ma shumë se 1 dekadë në pushtet.
Tash prit pak ta shohim çka po bën VV-ja.
E mandej rradhën e kemi ne të FJALËS.

Populli iu ka provuar juve, tash pritet të i provojë këta të VV-së.
Mandej populli do të na provoj edhe neve.
Kështu që bën durim, se populli po kërkon ndryshim.

Gëzim Kelmendi

Shpërndaje në: