“Gëzuar ditëlindjen zog”, bashkëshorti e uron në gjuhë shqipe Rita Orën

“Gëzuar ditëlindjen zog”, bashkëshorti e uron në gjuhë shqipe Rita Orën

Rita Ora, ditën e djeshme, ka festuar ditëlindjen.

Ajo festoi ditëlindjen e 32-të.

Pikërisht në këtë ditë veçantë, ylli botëror është bërë pjesë e pullës postare të Kosovës.

Rita Ora ka shprehur falënderimet e saj, për këtë dhuratë nga shteti i saj. Ajo përmes një postimi ka shkruar se ndihet e nderuar dhe e lumtur se do të jetë pjesë e postës së Kosovës, pranë gjyshit të saj Besim Sahatçiu.

Në mesin e urimeve të shumta që mori këngëtarja, ajo që ra në sy ishte urimi në gjuhën shqipe i bashkëshortit të saj, regjisorit Taika Waititi.

Ai foton e pullës postare e ka shpërndarë në rrjetin social Instagram ku ka shkruar: Gëzuar ditëlindjen Zog.

 

Shpërndaje në: