Gigi tregon si ja doli ta mbante sekret për shumë muaj shtatzëninë

Gigi tregon si ja doli ta mbante sekret për shumë muaj shtatzëninë

Në rast se nuk e keni dëgjuar, Gigi Hadid është shtatzënë. Modelja dhe i dashuri i saj Zayn Malik konfirmuan në maj se do të bëhen prindër për herë të parë.

Shpejt, të gjithë e kuptuan se Gigi prej shumë muajsh e mbante të fshehur lajmin, derisa barku i rrumbullakosur nisi të dalë në pah. Në fakt, Hadid ishte disa muajshe shtatzënë teksa sfilonte nëpër pasarelat e javës së modës në mars. Si ja doli ta mbante sekret?

Gigi tregon si ja doli ta mbante sekret për shumë muaj

Gjatë një Live në Instagram me artistin e make up-it, Erin Parsons, Gigi shpjegoi se shpesh njerëzit vënë në dyshim nëse ajo ka bërë ose jo ndërhyrje kirurgjikale- çështje e cila është bërë edhe më e shpeshtë tani që është shtatzënë.

Njerëzit mendojnë se unë vë fillera në fytyrën time, prandaj jam kaq rrumbullake. Unë kështu kam qenë që kur kam lindur. Veçanërisht gjatë muajit të modës, që isha disa muajshe shtatzënë.

Gigi tregon si ja doli ta mbante sekret për shumë muaj

Këtu, duket se Hadid ka qenë disa muajshe shtatzënë, por nëse nuk do ta thoshte vetë, ndoshta s’e besonim kurrë.

Dëshira e modeles për ta mbajtur lajmin sekret, vijoi edhe më dhe zgjidhja e vetme për ta fshehur, ishte të krijonte një “iluzion optik” me rrobat dhe këndet për ta mbajtur barkun larg syve të njerëzve.

Gigi tregon si ja doli ta mbante sekret për shumë muaj

Edhe pse e bëri të ditur strategjinë që përdori, duket se asnjëri prej të dyve s’ka ndërmend të tregojë asnjë detaj tjetër që lidhet me shtatzëninë.

Shpërndaje në: