Giresse detyrohet që t’i lë jashtë skuadrës dy futbollistë edhe ndaj Andorrës

Giresse detyrohet që t’i lë jashtë skuadrës dy futbollistë edhe ndaj Andorrës

Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet takimi ndërmjet Kosovës dhe Andorrës, duel ky në kuadër të ndeshjes së dytë për kualifikimet në Everopianin 2024.

Kosova sonte e ka mundësinë e artë që nga stadium ‘Fadil Vokrri’ t’i merr tre pike të arta, shkruan Periskopi.

Dy ditë më parë Kombëtarja jonë kishte arritur ta nxjerr një barazimin ndaj Izraelit.

Tashmë ‘Dardanët’ kanë publikuar edhe formacionin zyrtare që vjen me katër ndryshime nga ndeshja me Izraelin.

Muric, Paqarada, Rrahmani, Kryeziu, Hadergjonaj, Berisha, Fazliji, Celina, Zeneli, Rashica, Muriqi.

Por, Albion Rrahmani dhe Amar Gërxhaliu përsëri janë lënë jashtë protokollit, nuk luajnë as sonte./Periskopi/

Shpërndaje në: