Giresse flet pas fitores – Në mesin e lëvdatave ka edhe kritika për ekipin e tij

Giresse flet pas fitores – Në mesin e lëvdatave ka edhe kritika për ekipin e tij

Kosova ka arritur një fitore të thellë sonte ndaj Qipros.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 5 me 1, ku shëlqyen Muriqi, Rashani, Rrudhani e Muslija, shkruan Periskopi.

Ishte një paraqitje fantastike e futbollistëve kosovarë, të cilët shkëlqyen në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas ndeshjes foli edhe trajneri i Kosovës, alain Giresse i cili u shpreh i lumtur me fitoren e djelmoshave tanë, madje ai foli edhe për gabimet që i bëri ekipi i tij sot.

“Nuk do të thoja medoemos një larje e borxhit sepse edhe me Irlandën luajtëm bukur. Klubi ku luan Betim Fazliu nuk luan në atë pozitë por tek ne po luan. Dhe po bën mirë në aty. Ai është një lojtar inteligjent, i cili na solli ndihmë edhe ndaj Irlandës së Veriut, pse të mos luaj në atë pozitë edhe në ndeshjet e ardhshme. Celina bëri një paraqitje mjaft të mirë. I ka japë tempo lojës. Është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Në këtë lojë të Kombeve na mungojnë dy pika. I kishim dy gabime që i bëmë, loja kundër Greqisë këtu dhe Irlandës atje. Megjithatë, po japim progres. Në aspektin sportiv duhet të përmirësohemi tek pjesa e fundit, konkretizimi, sepse është ajo që na duhet. Ndërsa në aspektin tjetër është të sjellim lojtarë të rinj që do ta ndihmojnë Kosovën”, tha tekniku Giresse.

Shpërndaje në: