Giresse flet për mos-ardhjen e Arbnor Mujës: Dëshironte vendin e titullarit

Giresse flet për mos-ardhjen e Arbnor Mujës: Dëshironte vendin e titullarit

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, është paraqitur sot në konferencën e parë për media në prag të ndeshjeve kualifikuese të këtij muaji, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Mes tjerash, trajneri francez foli edhe për Arbnor Mujën, futbollist i cili nuk është i grumbulluar për dy ndeshjet e këtij muaji.

Giresse tha se ka kontaktuar personalisht me sulmuesin e Antwerpit, për të cilin tha se ka kërkuar që të ketë një vend të sigurt në formacionin bazë.

“Sa i përket Mujës, është ftuar, por nuk ka erdhi në nëntor për miqësore. Në mars ka qenë pjesë e ekipit tonë. Sa i përket këtyre lojëve tani, ai ka kërkuar garanci për vendin e titullarit. I kam treguar se këtë nuk e ka të sigurt askush. I kam treguar se nëse mendon kështu, më mirë është të mos vije, sesa të vije e të mos luajë”, tha Giresse.

Kosova më 16 qershor do të jetë nikoqire e Rumanisë, kurse pas tre ditësh do të luajë në udhëtim ndaj Bjellorusisë.

Shpërndaje në: