Giresse: Kosova nuk e meritoi humbjen

Giresse: Kosova nuk e meritoi humbjen

Kosova ka humbur në udhëtim nga Irlanda e Veriut.

Të parët në epërsi kaluan “Dardanët” me golin e Muriqit, por dy golat e Whyte dhe Magennis në minutat 82′ dhe 92′, i dhanë tre pikët kundërshtarëve.

Pas ndeshjes për “SuperSport” ka folur trajneri, Alain Giresse, ku tha se Kosova nuk e meritoi humbjen.

“Ky është rezultati, marrë parasysh lojën nuk e meritonim humbje, por ky është futbolli“, tha fillimisht ai.

“Pjesën e parë e luajtëm shumë mirë, në pjesën e dytë pamë një angazhim nga kundërshtarët, më vjen keq që rastet e shumta nuk i konkretizuam”, shtoi trajneri i Kosovës.

Shpërndaje në: