Giresse: Muriqi në dyshim për ndeshjen e nesërme

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Kombëtares së Kosovës Alain Giresse ka folur në konferencë për media para ndeshjes së nesërme kundër Irlandës Veriore në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ai ka paralajmëruar disa ndryshime në formacion dhe ka thënë se është i pasigurt nëse Vedat Muriqi do të jetë i gatshëm të luajë nesër.

“Nesër jemi të detyruar të bëjmë disa ndryshimeve, sidomos në fazën defensive për shkak të mungesës së disa lojtarëve që i kemi, duke përfshirë edhe ata me kartonë të kuq. Muriqi së fundi është stërvitur i veçuar nga pjesa tjetër dhe do të shohim nëse do të jetë i gatshëm për të luajtur ndaj Irlandës Veriore. Shpresoj ta kemi në dispozicion”, tha Giresse.

Ndeshja Kosovë- Irlandë e Veriut zhvillohet të enjten me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.