Giresse: Napoli nuk na thotë se çfarë të bëjmë me Rrahmanin, ne tani po merremi me të

Giresse: Napoli nuk na thotë se çfarë të bëjmë me Rrahmanin, ne tani po merremi me të

Nesër Kosova do të takohet me Qirpon në stadiumin ‘Fadil Vokrri”, duel ky në kuadër të ndeshjes së fundit të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Para kësaj ndeshje të madhe ka folur edhe trajneri i Kosovës, Alain Giresse i cili përmendi se portieri, Aro Muriq është lënduar ndaj Irlandës së Veriut, ndërsa tha se mbrojtësi, Amir Rrahmani ka shënuar progres por që duhet t’i përcjellet gjendja e tij.

“Amir Rrahmani ka progress, ka përmirësim, por do të shohim sot apo nesër se a është i gatshëm për lojë”.

I pyetur se Rrahmani ishte lënduar me Napolin, a ka kërkuar skuadra italian që ai të mos luaj me Kosovën, Giresse dha një përgjigje.

“Nëse e keni parë ndeshje Napoli – Milan, keni parë edhe mënyra se qysh është lënduar Amiri. Në shkëmbimet mes stafit mjekësor të Kosovës dhe Napolit është vërejt dhe është vlerësuar lëndimi i tij. Gjendja ka qenë aq e keq e keni parë pas ndeshjes me Milanin, ai s’ka qenë në gjendje ndaj Irlandës, tani të shohim. Por në asnjë mënyrë nuk na thotë Napoli neve se çfarë të bëjmë me Amirin, jemi ne duke u marr me lëndimin e tij”, tha Giresse.

Shpërndaje në: