Giroud e përfundon Botërorin me një rekord katastrofal

Giroud e përfundon Botërorin me një rekord katastrofal

Olivier Giroud ishte zgjedhja e parë e Didier Deschamps në sulm, por ai nuk tregoi asgjë në këtë Botëror

Sulmuesi i Chelseat luajti 546 minuta në Botërorin ‘Rusia 2018’ dhe nuk realizoi asnjë gol dhe kjo ‘ndoshta’ mund të kapërdihet, por sulmuesi francez nuk ka bërë as edhe një goditje në portën kundërshtare dhe kjo është vërtetë një statistike e tmerrshme, shkruan Periskopi.

Olivier Giroud luajti 81 minuta në finalen që Franca e fitoi 4-2 kundër Kroacisë në Luzhniki të Moskës.

31-vjeçari nuk startoi për Francën vetëm në ndeshjen e parë ndaj Australisë, ndërsa që nga ndeshja e dytë ndaj Perusë e deri në finalen e sotme ai gjithmonë ishte startues në 11-shen e Deschamps.

Ismet Munishi, trajneri i Besës që ka kryer rolin e analistit gjatë këtij Botërori kishte thënë që është i habitur se si Giroud është pjesë e formacionit startues të Francës.

Baba i futbollit kosovar mes tjerash kishte thënë që sulmuesi i Chelseat nuk do të kishte vend as në skuadrën e tij te Besa e Pejës. /Periskopi/

Shpërndaje në: