Giroud shumë afër kalimit tek Interi

Giroud shumë afër kalimit tek Interi

Sulmuesi i Chelsea, Olivier Giroud pritet të largohet nga Stamford Bridge gjatë afatit kalimtar të janarit.

Destiancioni i ardhshëm i francezit, pritet të jetë Italia, sipas asaj që shkruan L’Equipe.

Interi mendohet se është i interesuar për 33-vjeçarin, i cili po ashtu pranon ta ulë pagën e tij të aktuale për tu bërë pjesë e klubit të Contes.

Giroud nuk është i lumtur tek skuadra e Frank Lampardit, pasi që nuk ka hapësira të duhura që nga ardhja e trajnerit anglez.

Shpërndaje në: