“Gjakderdhja”: Avdullah Hoti denoncon gjuhën e dhunshme të Vetëvendosjes

“Gjakderdhja”: Avdullah Hoti denoncon gjuhën e dhunshme të Vetëvendosjes

Avdullah Hoti ka reaguar pas përmendjeve të sërishme të fjalës “gjakderdhje” dhe të gjuhës së dhunës nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje që po kërkon të shfajësohet pas karantinimit të dy komunave veriore serbe nga Qeveria e Serbisë. 

Hoti ka deklaruar se “populli i Kosovës e ka kaluar kohën e gjakderdhjes,” dhe se nuk do të kishte gjakderdhje tjetër.

“Të gjitha çështjet e pazgjidhura në politikën e brendshme dhe të jashtme, sado të vështira të jenë, do të zgjidhen me mjete politike, demokratike e kushtetuese.” – shkruan z.Hoti, përcjell Periskopi.

I përmenduri i LDK-së për kryeministër, e ka cilësuar si veprim për arritje të qëllimeve politike një gjuhë të tillë të tmerrshme nga ana e Vetëvendosjes.

Kujtojmë që kryeministri Kurti sërish e ka përmendur fjalën gjakderdhje, ashtu si z.Liburn Aliu para pak minutash.

Më poshtë e keni statusin e plotë të tij në Facebook: 

Këto ditë është përmendur shpesh fjala “gjakderdhje” nga disa politikanë, aq shumë saqë është bërë term i përdorur edhe në diskutime të problemeve financiare dhe ekonomike.

Për fat të mirë, populli i Kosovës e ka kaluar kohën e gjakderdhjes. Nuk do të ketë asnjë gjakderdhje tjetër.
Të gjitha çështjet e pazgjidhura në politikën e brendshme dhe të jashtme, sado të vështira të jenë, do të zgjidhen me mjete politike, demokratike e kushtetuese.
Këtë e sigurojmë ne, dhe ndjehemi besimplotë në këtë lloj qasje të zgjidhjes së çështjeve të hapura politike, sepse kështu na sigurojnë miqtë tanë euroatlantik.

Por, për fat të keq ende mbijetojnë politikanë në Kosovës që në projektet e tyre të garës politike zë vend termi “gjakderdhje” në kuadër të përpjekjeve për arritje të qëllimeve të tyre politike.

Shpërndaje në: