Gjakova në balotazh, ja diferenca e votave mes Gjinit e Kusari-Lilës

Gjakova në balotazh, ja diferenca e votave mes Gjinit e Kusari-Lilës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të 37 Komunave, të cilat u mbajtën më 17 tetor 2021.

Në Gjakovë, kryetari aktual dhe kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini do të jetë në balotazh me ish-kryetaren dhe kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Gjini ka dal i pari me 18,973 vota ose 45,76%, ndërsa Kusari-Lila është e dyta me 15,426 vota ose 37,20%. Diferenca mes kandidatëve është 3,547 vota.

Kandidati i PSHDK-së, Ferdinand Kolaj ka dalë i treti, ndërsa kandidati i LDK-së, Teki Shala, është i katërti pasuar nga Arbënesha Kuqi e PDK-së dhe Fazli Hoxha i Nismës.

Në Komunën e Gjakovës numri i votuesve të regjistruar ka qenë 113 165, këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar 40,569 qytetarë. Numri i votuesve të cilët kanë votuar jashtë vendvotimit, si me kusht, VPNV dhe me postë është 1,637.

Pjesëmarrja në votime në Gjakovë është 37,30%

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, në afat brenda 24 orësh, subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Shpërndaje në: