Gjakova, vendi ku privatizimi ka prekur edhe stadiumet

Gjakova, vendi ku privatizimi ka prekur edhe stadiumet

Cilat janë problemet dhe sfidat me të cilat do përballet kryetari i/e ardhshëm i Gjakovës?

Gjakova është komunën që dikur kishte 26 fabrika, në objektet e të cilave sot janë vendosur raftet e supermarketeve apo janë vendosur mallrat e depove tregtare. Gjakova që dikur ishte fuqi ekonomike e sot ka probleme të mëdha në zhvillim ekonomik.

Por ka edhe probleme tjera.

Qytetarët e Gjakovës kanë problem me deponitë ilegale të plehrave e mbetjeve inerte dhe ndotjen e lumenjve të bukur të komunës, ndërsa ende nuk është nisur së ndërtuari ngrohje e re qendrore me biomasë pavarësisht zhurmave që ishin krijuar vite më parë.

Gjakova është komunë që ka aeroport që nuk funksionon ndërsa mungon edhe parku industrial për ta zhvilluar zonën e lirë ekonomike. Komuna e Gjakovës ka problem serioz me parkingjet dhe me trotuaret.

Shpërndaje në: