Gjakovari, ish-të dashurës: “Të vras nëse krijon një lidhje të re”

Gjakovari, ish-të dashurës: “Të vras nëse krijon një lidhje të re”

Një person në Gjakovë është arrestuar dje nën dyshimin për kërcënim.

Ai dyshohet të ketë kërcënuar ish-të dashurën e tij.

Viktima ka raportuar në polici se i dyshuari e kishte kërcënuar atë se do ta vrasë nëse ajo krijon lidhje të re me ndonjë person tjetër apo e lajmëron policinë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

 

Shpërndaje në: