Gjakovari me moton “Krejt dhe drejt”, por pak drejtësi nga ai, arrestohet për disa raste të vjedhjeve

Periskopi.com Lajme

Kohëve të fundit janë raportuar disa raste të vjedhjeve në fshatin Rogovë të Komunës së Gjakovës. Policia në Gjakova ka marrë aksion për kapjen e personave që dyshohen se qëndrojnë prapa ktyre vjedhjeve. Aksioni është marrë tre ditë më parë dhe janë arrestuar dy të dyshuar.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se M.Thaçi, i lindur në 1974 është i arrestuar bashkë me Z.M i lindur në 1976. Thaçi që vije nga po i njëjti fshat, mbanë në postime moton “Krejt dhe drejt”, por që siç duket drejtësia nuk vlen fare për të.

Hetuesit policor në koordinim të vazhdueshëm me Prokurorinë Themelore në Gjakovë kanë realizuar kontroll në tri lokacione të ndryshme me ç’ rast mbi bazën e dyshimit për veprat penale ,,Vjedhje e rëndë” dhe ,,Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve”.

Gjatë kontrollit policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike me dhjetë copë fishek të kalibrit të njëjtë si dhe një pushkë gjuetie me gjashtë copë fishek.

Lidhur me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit, pas përfundimit të procedurave policore, dy prej personave të arrestuar ndalohen për 48 orë në ndalim policor.