Gjakovari shkel me veturë në oborr nipin 1-vjeç

Gjakovari shkel me veturë në oborr nipin 1-vjeç

Lëndime serioze ka pësuar një fëmijë i lindur në vitin 2021, pasi i njëjti dyshohet se është shkelur me veturë si pasojë e pakujdesisë së shoferit.

Siç njofton policia,  burri e ka goditur me veturë nipin e tij në oborrin e tij në Gjakovë.

Fëmija është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Njoftimi i plotë i policisë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM /Rr. Lekë Dukagjini, Gjakovë 01.07.2022 – 07:50. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën në oborrin e tij, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull kosovar -fëmijë (2021)-nipin e tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime serioze. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt.

 

Shpërndaje në: