Gjakovari sulmon në mënyrë seksuale një grua: Ai në mbajtje, gruaja në spital

Gjakovari sulmon në mënyrë seksuale një grua: Ai në mbajtje, gruaja në spital

Një person në Gjakovë është arrestuar pasi ka sulmuar seksualisht një grua.

Ky i dyshuar i ka shkaktuar lëndime trupore viktimës femër pas sulmit seksual, ku e njëjta ka pranuar tretman mjekësor nga mjekët.

Në lidhje me rastin është njoftuar punëtori për mbrojtjen e viktimave, ndërsa i dyshuar me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar punëtori për mbrojtjen e viktimave, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Shpërndaje në: