Gjakovë: Gruaja rrahet nga burri e vjehrra, të dy përfundojnë në polici
Një grua nga Gjakova ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe vjehrra.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dieles, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.
“Gjakovë, 26.09.2021 – 19:00. Viktima femër kosovare ka informuar se është sulmuar fizikisht nga burri dhe vjehrra e saj të dyshuarit kosovarë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.