Gjakovë: Në muajin maj lindën 75 djem e 75 vajza

Gjakovë: Në muajin maj lindën 75 djem e 75 vajza

Gjatë muajit maj në Gjakovë kanë lindur 150 foshnjë, 75 djem e 75 vajza. Kështu ka bërë të ditur Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë.

Gjithashtu, sipas raportit të publikuar nga Spitali i Gjakovës thuhet se gjatë muajit maj kanë qenë 46 lindje me prerje cezariane.

“Gjatë këtij muaji kanë qenë 150 lindje, prej tyre 75 djem e 75 vajza (lindje me prerje cezariane kanë qenë 46”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, gjatë muajit Maj, në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë janë hospitalizuar: 770 pacientë (67 në Kirurgji, 26 në Ortopedi, 29 në Urologji, 10 në ORL, 246 në Gjinekologji, 152 në Neonatologji, 29 në Pediatri, 67 në Interno, 7 në Infektiv, 30 në Neurologji, 7 në Psikiatri, 28 në Pulmologji, 1 në Dermë, 12 në Kujdes intenziv dhe 59 në Njësinë Koronare).

 

Shpërndaje në: