Gjakovë: Vetura bie në humnerë nga tetë metra, lëndohen dy persona

Gjakovë: Vetura bie në humnerë nga tetë metra, lëndohen dy persona

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e rënies në humnerë nga 8 metra lartësi në fshatin Fshaj të Gjakovës mëngjesin e së shtunës.

Lajmin  e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj, derisa ka njoftuar se dy të lënduarit janë shtrirë në Spitalin e Gjakovës.

“Sot rreth ores 06: 00 te mengjesit, policia ka pranuar informatë se ne rrugën “magjistrale te fshatit Fshaj KK-Gjakove, ka ndodhë  vetëaksident trafiku me veturë”, njoftoi Gjurkaj.

“Deri te aksidenti kishte ardhur derisa i dyshuari kishte qene duke ngasur automjetin e ti ne rrugën Gjakove-Xerxe, dhe kur arrin ne fshatin Fshaj KK-Gjakove pikërisht ne vend ku rruga ishte me kthesë dhe urë , nga pakujdesi duke mos ju përshtatur shpejtësisë se lëvizjes, kushteve dhe rrethanave te rrugës, papritmes e humb kontrillin mbi automjetin e ti del nga rruga ne anën e djathtë te  drejtimiti të lëvizjes duke u rrokullisur me automjet dhe bjen ne humnerë ne lartësi rreth (8)tete metrave nga rruga, si pasoje shkaktohen dëme materialë ne automjetin e aksidentuar dhe lëndime trupore marrin dy bashkeudhetaret”, tregoi tutje ai.

“Te lënduarit pas aksidentit me ndihmën e kalimtareve te rastit dërgohen ne emergjencën e spitalit ne Gjakove ku pas kontrollit mjekësor për shkak te lëndimeve te marrura i dyshuari dhe nje bashkeudhetar ndalen ne repartin Ortopedik ne spitalin e Gjakovës për shërim te mëtejshme”.

Shpërndaje në: