Gjashtë ditë para se të vdiste, Vilanova bindi Messin të qëndronte te Barça

Gjashtë ditë para se të vdiste, Vilanova bindi Messin të qëndronte te Barça

Gjashtë ditë përpara se të vdiste tragjikisht, Tito Vilanova e bindi Lionel Messin që të qëndronte në Barcelonë kur ai u dekurajua pas një sezoni të keq dhe e konsideronte ndryshimin e klubit. 

Barça nuk arriti të fitonte trofe në sezonin 2013/14, gjë e cila ndodh shumë rrallë.

Besohet se ylli argjentinas ishte duke eksploruar mundësitë e tij pas një edicioni të pasuksesshëm në Spanjë deri në ndërhyrjen e Vilanovës, përcjell Periskopi.

Historia tregon se Vilanova e ftoi Messin në shtëpinë e tij dhe i kërkoi atij që të qëndronte në klubin katalanas.

Sigurisht, pas kësaj Messi ka vazhduar me Barcelonën dhe ai ka prodhuar momente magjike, duke ndihmuar të fitojë tre tituj të La Ligës, si dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2015.

Tito Vilanova ndërroi jetë në vitin 2014. /Periskopi/

Shpërndaje në: